Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot ka marrë vendim për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, për javën që vjen.

Në mbledhjen e sotme, KRRE ka vendosur se duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas Metodologjisë, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës në përputhje me Metodologjinë e formimit të çmimeve rriten mesatarisht për 0,28 %.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, rriten për 0,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 05.07.2021.

Kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 72,00 den/lit, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 74,00 den/lit.

Advertisement

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë dhe mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 05.07.2021, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) është 63,00 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), është 63,00 den/lit, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i i Mazutit М-1 SU është 37,719 den/kg.

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy