Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,91 % në raport me vendimin e datës 21.06.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 denar/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,144 denarë/kilgram dhe tani do të jetë 37,152 denarë/kilogram.

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy