Rriten çmimet e derivateve të naftës këtë javë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,62 % në raport me vendimin e datës 25.05.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rriten për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,262 den/kg dhe do të jetë 33,881 den/kg.

Nga data 1.6.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 67,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 69,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 60,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 59,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 33,881 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 1,853 %, te nafta për 1,775 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,822 % dhe të mazuti për 1,395%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,262%./Telegrafi/

Rriten çmimet e derivateve të naftës këtë javë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy