Qeveria e Maqedonisë miratoi rebalancin e buxhetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rritja e investimeve kapitale dhe mbështetja e vazhdueshme për ekonominë janë dy segmentet kryesore në rebalancin e buxhetit që Qeveria miratoi sot në seancën e saj.

Ana e të ardhurave të bilancit është ngritur për 4.7 përqind në krahasim me buxhetin fillestar, përkatësisht të hyrat janë parashikuar në nivelin prej 222.6 miliardë denarë, e cila është për shkak të realizimit të mirë të të hyrave nga fillimi i vitit.

Shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 268.8 miliardë denarë ose 8.6 përqind më shumë se buxheti fillestar.

Shpenzimet kapitale janë parashikuar në nivelin prej 30.5 miliardë denarë ose 6.5 miliardë denarë më të larta se plani për 2021. Pjesa e tyre në shpenzimet totale të buxhetit nga 9.4 përqind e planifikuar fillimisht, rritet në 11.3 përqind, e cila është më e lartë se mesatarja në dhjetë vitet e fundit.

Advertisement

Ka shkurtime në shpenzimet e më shumë përdoruesve të buxhetit në dy baza, në bazë të kostove më pak produktive dhe në bazë të projekteve që kanë një ritëm më të dobët të zbatimit. Këto fonde do të drejtohen në zëra që pritet të japin një përqindje më të lartë të realizimit dhe vlerë më të madhe të shtuar të ekonomisë.

Deficiti parashikohet në 46.2 miliardë denarë, ose 6.5 përqind e BPV-së. Së bashku me ripagimet nga huazimet e mëparshme në vlerë prej 43.3 miliardë denarë, ajo do të financohet nga burime të jashtme dhe të brendshme./Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë miratoi rebalancin e buxhetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy