Qeveria e Maqedonisë ndan 1.300.000 euro për blerjen e ilaçit për mjekim të coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e djeshme, Qeveria udhëzoi Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe të nënshkruajë dhe zbatojë marrëveshjen e veçantë për blerjen e ilaçit “Veklury”, gjegjësisht “Remdesivir” në përputhje me detyrimet e marra nga marrëveshja kornizë për blerje publike, të dhënë nga një procedurë për blerje përmes marrëveshjes së blerjes së përbashkët me Komisionin Evropian, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

“Qeveria udhëzoi Ministrinë e Financave të sigurojë brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020, shtesë 13.500.000 denarë, për pagesën e ilaçit “Veclari (Remdesivir)” për muajin tetor, ndërsa fondet e mbetura në vlerë prej 67.500.000 denarë, për pagesë pas dorëzimit të njëpasnjëshëm të këtij ilaçi për një periudhë prej 5 muajsh, që do të sigurohen në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021″, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Blerja e këtij ilaçi mundësohet përmes Bashkimit Evropian duke nënshkruar një marrëveshje kornizë midis Komisionit Evropian dhe kompanisë farmaceutike “Gilead”.

Me këtë marrëveshje, siç është paralajmëruar më parë, ata do të sigurojnë 500 mijë doza, ndërsa do të ketë mundësi për të rritur sasitë./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë ndan 1.300.000 euro për blerjen e ilaçit për mjekim të coronavirusit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy