Qeveria e Maqedonisë së Veriut mban mbledhjen e 9-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 9-të, me më tepër pika në rend të ditës nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria do të shqyrtojë Propozim-programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për këtë vit, me të cilin sillet një nën-masë shtesë për pagesa të drejtpërdrejta për prodhimin dhe dorëzimin e këtyre llojeve të rrushit: smederevka, vranec, burgundec i zi, stanushina, kratoshija, zhillavka dhe kadarka, në kapacitetet e regjistruara për prodhimin e verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas konkluzionit të miratuar më herët.

Në mbledhje do të shqyrtohet edhe Propozim – vendimi për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 si hap i parë në zbatimin e procesit për planifikim strategjik 2021-2023 dhe operacionalizimin e Programit për punën e Qeverisë në periudhën 2020-2024./Telegrafi/

 

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mban mbledhjen e 9-të shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy