Qeveria e Maqedonisë së Veriut shfuqizon të gjitha masat anti-kovid

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka vendosur t’i shfuqizojë të gjitha masat e mbetura kovid, me përjashtim të mbajtjes së detyrueshme të maskave në spitale, barnatore transport publik dhe qendrat për kujdesin e të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta.

Këtë e ka bërë të ditur zv.kryeministri Artan Grubi, i cili në Facebook shkruan se Qeveria këtë vendim e ka sjellë pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbi konstatimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për gjendjen stabile epidemiologjike, në seancën e sotme të Qeverisë vendosëm të shfuqizojmë të gjitha masat e mbetura anti – Covid me përjashtim vetëm të masës për: mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse në shtëpitë e shëndetit, barnatore, transport publik dhe qendrat e përkujdesit ndaj personave të moshuar dhe me nevoja të veçanta”.

“Qeveria rekomandon zbatimin e masave kryesore të preventivës personale kundër virusit Covid 19”, ka shkruar Grubi.

Advertisement

Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e mbajtur më 27 prill rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese për trajtimin e COVID-19, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, barnatore, transportin publik dhe shtëpitë e pleqve.

Komisioni, megjithatë, apeloi qytetarët që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje personale dhe higjienë, si larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.

Komisioni rikujtoi gjithashtu se vaksinimi mbetet masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shfuqizon të gjitha masat anti-kovid shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy