Qeveria e Maqedonisë sërish me lëshime, nuk e ka përditësuar ueb-faqen me ministrat e rinj

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka përditësuar ueb-faqen e saj, pas ndryshimeve të fundit që u bënë në kabinetin qeveritar para shtatë muajve.

Në ueb-faqen e Qeverisë, në asnjërin edicion (as shqip, as maqedonisht, as anglisht) nuk janë vendosur emrat e ri të ministrave që u emëruan me inkuadrimin e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, gjegjësisht largimin e Alternativës.

Emrat e ministrave që mungojnë në ueb-faqen e Qeverisë, janë ai i Drejtësisë, i Shëndetësisë, i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, pozita këto që iu dhanë ASH-së me ndryshimet e fundit që u bënë në qeveri.

Këto nuk janë lëshimet e vetme të institucioneve të RMV-së i bëjnë në komunikimin e tyre me qytetarët. Shpesh tek ta janë hasur edhe mungesa e informimit të qytetarëve në gjuhën shqipe, edhe pse ajo sipas ligjeve duhet të zbatohet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Qeveria e Maqedonisë sërish me lëshime, nuk e ka përditësuar ueb-faqen me ministrat e rinj appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";