Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje, do të diskutohet për uljen e ndotjes së ajrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 44-të të rregullt me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme para ministrave të Qeverisë do të gjendet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fonde investuese.

Me propozim të Ministrisë së Financave në këtë mbledhje në rend dite është edhe Raporti për bisedimet e përfunduara për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Emiratet e Bashkuara Arabe për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

Ministrat sot do të diskutojnë edhe Propozim-programin për uljen e ndotjes së ajrit në vitin 2021, si dhe për Informatën lidhur me realizimin e Projektit për sistem të kolektorëve nga Radozhda deri në Kalishtë-Strugë.

Advertisement

“Mbledhja e rregullt e 44-të e Qeverisë është paraparë të filloj në orën 12:00 dhe për vendimet e miratuara opinioni do të informohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje, do të diskutohet për uljen e ndotjes së ajrit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy