Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se sot 14.12.2021, (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 127-të, me më shumë pika nga Programi për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në përputhje me rendin e propozuar të ditës, në mbledhje do të shqyrtohen më shumë propozim-ligje edhe atë: për ndryshimin e Ligjit për Tarifë doganore dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, përgatitur nga Ministria e Financave.

“Me propozim të Ministrisë së Financave para ministrave për shqyrtim dhe miratim do të gjendet edhe Informacioni për formimin e Fondit për Zhvillim në kuadër të Bankës për Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Propozim-vendimit për miratimin e fondeve të Bankës për Zhvillim për formimin e Fondit për zhvillim”.

“Me konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e rregullt e Qeverisë, e cila do të mbahet me fillim në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj”, thonë nga Qeveria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhjen e rregullt, do të shqyrtohen disa pika shkruan Telegrafi.