Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje, disa pika në rend dite

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt 54-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme, mes të tjerash, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, ndërsa propozimi i Ministrisë së Financave në rendin e ditës nga mbledhja është edhe informacioni për avancimin e procesit të decentralizimit fiskal.

Në këtë mbledhje Qeveria do të debatojë dhe do të sjell mendim për Programin vjetor për punën e Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive për vitin 2021, duke përfshirë planin vjetor financiar.

Për vendimet dhe konkluzat e miratuara nga mbledhja, e cila do të mbahet përmes lidhjes me video-konferencë dhe do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet me kumtesë menjëherë pas përfundimit të saj./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje, disa pika në rend dite shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy