Qeveria e përkohshme në Bullgari sot ka njoftuar, se nuk ka ndërmend ta heqë veton për nisjen e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Shpresat se mund të gjendet kompromis me Qeverinë e re në Bullgari, ranë në ujë në ditën e parë të inaugurimit të Qeverisë së përkohshme, në krye me Stefan Janev.

“Pozita kornizë e Bullgarisë, për këtë çështje ishte arritur konsensus nga të gjitha partitë politike në Parlamentin e Bullgarisë. Si Qeveri e përkohshme, ne nuk kemi autorizim të ndryshojmë atë”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev.

Ka shtuar, se do të bëjë çmos që të ruajë dialogun me Maqedoninë e Veriut

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e përkohshme ka për detyrë të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 korrik në Bullgari, ngaqë nuk u formua qeveri nga zgjedhjet e fundit.

Qeveria e përkohshme bullgare nuk do ta heqë veton ndaj RMV-së shkruan Telegrafi.