Edstadler: Nuk e kuptoj veton, i bëj thirrje Bullgarisë që t’i japë fund rezistencës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut duhet menjëherë të marrë vlerësimin e shumëpritur dhe të merituar duke miratuar kornizën negociatore dhe duke mbajtur konferencën ndërqeveritare, tha zv. kryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, i cili është për një vizitë pune në Vjenë.

“Nevojiten hapa vendimtar për të rivendosur forcën e vizionit evropian në rajon. Lëvizja e procesit të integrimit evropian do të thotë rritje e besimit, ndikimit dhe parashikueshmërisë së perspektivës evropiane në përputhje me pozicionin austriak se nuk ka asnjë alternativë tjetër ndaj procesit të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor dhe do të sjellë dinamikë pozitive dhe energji të re të nevojshme për të rritur imazhin e BE-së si një aktor strategjik”, tha Dimitrov.

Ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutën Caroline Edstadler, në konferencën e përbashkët me Dimitrovin tha se Maqedonia e Veriut është një kandidat për shembull dhe se ajo madje ndryshoi emrin e saj për të arritur hapa të vërtetë drejt Evropës, duke kujtuar se ishin bërë përpjekje të mëdha nën presidencën gjermane për të zgjidhur bllokadën bullgare, por dështoi.

“Mbetet në krye të agjendës si në Këshill ashtu edhe në nivelin e ministrave të jashtëm për të zgjidhur këtë bllokadë. Sinqerisht them se nuk e kuptoj veton, i bëj thirrje Bullgarisë që t’i japë fund kësaj rezistence”, tha ajo./Telegrafi/

Advertisement

Edstadler: Nuk e kuptoj veton, i bëj thirrje Bullgarisë që t’i japë fund rezistencës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy