Qeveria e RMV-së: Banka Botërore mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prioriteteve tona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e 21-të të Qeverisë u prezantua portofoli i Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën aktuale, si dhe për fazën e ardhshme të bashkëpunimit me këtë institucion financiar ndërkombëtar.

Në prezantimin e Linda Van Gelderit, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe të Masimiliano Paoluçit, drejtor i Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut, u theksua se banka vazhdon t’i ndjekë prioritetet e Qeverisë, me mbështetje që nga viti 1991 e deri më sot është 2,8 miliardë dollarë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Portofoli aktual i Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshin nëntë projekte të mëdha në vlerë prej 480 milionë dollarë të cilat përfshijnë projekte nga autostrada, magjistralja dhe infrastruktura lokale, projekte për avancimin e arsimit, shëndetësisë, si dhe projekte për përfshirje sociale.

Banka Botërore, u theksua në prezantim, së bashku me Qeverinë, mbetet e përkushtuar edhe në mbështetjen e vazhdueshme të bilancit të pagesave të sistemit financiar dhe veçanërisht në projekte për investim në kapitalin njerëzor në arsim, mbrojtje sociale dhe shëndetësi, informojnë nga pres shërbimi qeveritar.

Advertisement

Qeveria e RMV-së: Banka Botërore mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prioriteteve tona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy