Qeveria e RMV-së dërgoi në Kuvend plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim-kornizës së negocimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se Qeveria ka dorëzuar plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim – kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

“Ju informojmë se Qeveria sot, si kërkesë e koordinimit të djeshëm në Kuvend, dërgoi në Kuvend plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim – kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Kryesimi francez më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Nga atje shtojnë se dokumentet janë shpërndarë te të gjithë deputetët./Telegrafi/

 

Advertisement

Qeveria e RMV-së dërgoi në Kuvend plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim-kornizës së negocimit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy