Ndryshime në udhëheqësinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup.

Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi profesor Besnik Eminin si drejtor të ri të këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët, njoftuan nga Kabineti i Arben Fetait.

Nga atje bëjnë të ditur se Besnik Emini është historian me përvojë të gjatë, punëtor i lartë shkencor në kuadër të Institutit dhe autor i një sërë studimesh në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ai njihet për integritetin e tij akademik dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të mëtejshëm të studimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e RMV-së emëron Besnik Eminin drejtor të ri të ITShKSH-së appeared first on Telegrafi.