Qeveria e RMV-së jep mendim negativ për një njësinë zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria ka dhënë mendim negativ për propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor me të cilën vendi duhet të bëhet një njësi zgjedhore dhe në këtë mënyrë partitë e vogla të kenë më shumë mundësi për më shumë vende nëse veprojnë si të pavarur.

Propozimi për zgjidhjen ligjore u paraqit nga: deputetët e PLD Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski, deputetët e LD Pavle Trajanov, RDM, Maja Moraçanin dhe Miroslav Bogdanovski, E Majta, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov, deputet i OBRM-Popullores Lupço Balovski nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM, Panço Minov.

Opinioni negativ u paraqit dhe nënshkrua nga zv. Kryeministri i Parë Artan Grubi, dhe thotë se është i nevojshëm një konsensus i përgjithshëm dhe se është planifikuar një debat më i gjerë i grupit të punës me partitë politike parlamentare./Telegrafi/

Qeveria e RMV-së jep mendim negativ për një njësinë zgjedhore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy