Qeveria e RMV-së ka caktuar gjashtë ambasadorë të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria ka caktuar gjashtë kandidatë për ambasador, por emrat nuk janë bërë të ditur zyrtarisht.

“Nuk mund të them emra. E vetmja gjë që mund të them është se është e vërtetë se gjashtë kandidatë për ambasadorë janë miratuar nga qeveria në mbledhjen e fundit. Do të presim miratimin nga shtetet dhe pastaj do të mund të komentojmë emrat e tyre”, njoftoi sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Tashmë në media jozyrtarisht është bërë e ditur se ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duhet të jetë ambasadore e re në BE, ndërsa drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski në Paris. Sa i përket Uashingtonit, ku prej shumë kohësh nuk ka ambasador, në mision diplomatik do të shkojë Zoran Popov, i cili është një diplomat karriere dhe aktualisht Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Përveç kësaj, procesi i përzgjedhjes së disa ambasadorëve të tjerë, përfshirë dy ish-drejtues të PLD-së, është në një fazë të avancuar. Njëri prej tyre është ish-lideri i Liberal Demokratëve dhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili do të bëhet ambasador në Beograd. Meqë ra fjala, Zhernovski pasoi Jovan Manasievskin si lider të ri të PLD-së, i cili duhet të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Ankara./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e RMV-së ka caktuar gjashtë ambasadorë të rinj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy