Qeveria e RMV-së ka marrë vendime për zbatimin e masave për përballimin e krizës energjetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë marrë vendime për zbatimin e masave për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike.

Qeveria në faqen e saj në Facebook njoftoi se ka miratuar Vendimet për ndryshimin e ndarjes së mjeteve në pjesën e posaçme të përcaktuar me Buxhetin dhe miratimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 për zbatimin e masave për ballafaqim me krizën në furnizimin me energji elektrike.

“U morën vendime për zbatimin e masave për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike, për përballimin e krizës në furnizimin me energji elektrike, për shlyerjen e menjëhershme të borxheve ndaj furnizuesve me energji elektrike dhe miratimin e rialokimit të mjeteve nga zërat e tjerë të buxhetit ku ka mjete të papërdorura për shlyerjen e borxheve ndaj furnizuesve me energji elektrike”, njoftojnë nga Qeveria.

Këto vendime, si dhe rekomandimet drejtuar institucioneve të vetëqeverisjes lokale, Kuvendit dhe Zyrës së Presidentit të shtetit, thuhet se synojnë të ndihmojnë furnizimin me energji elektrike që realizohet përmes furnizuesve komercialë./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e RMV-së ka marrë vendime për zbatimin e masave për përballimin e krizës energjetike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy