
Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në seancën e sotme ka shqyrtuar edhe tekstin e projektligjit për amnisti të propozuar nga Ministria e Drejtësisë.
“Pas shqyrtimit të situatës në fushën që duhet të rregullohet me ligj, qëllimet, parimet dhe zgjidhjet themelore dhe specifike të përshkruara në tekstin e Projektligjit për amnisti, Qeveria konstatoi se ekziston nevoja për harmonizim shtesë të Projektligjit për Amnisti me institucionet kompetente”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/
Qeveria e RMV-së kthen ligjin për amnisti, nevojiten harmonizime shtesë shkruan Telegrafi.
Advertisement