Qeveria e RMV-së merr vendim për realizimin e hidrocentralit të Çebrenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për Raportin nga vlerësimi i Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike dhe ndërtimin e hidrocentraleve në “Cërna Reka”.

Në përputhje me raportin e Komisionit, Qeveria në mbledhjen e 185-të ka miratuar Vendim për ndarjen e koncesionit më të favorshme për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me ndërtimin e hidrocentraleve në Cërna Reka, e cila i jepet ofruesit PUBLIC POWER CORPORATION S.A. – Greece & ARCHIRODON GROUP N.V. – Greece, gjegjësisht PPC-Arhirodon, ndërsa në përputhje me dokumentacionin e tenderit dhe marrëveshjen e koncesionit që ishte pjesë e dokumentacionit të tenderit.

Sipas Raportit të Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e koncesionit në fjalë, siç thuhet në Informacion, ofruesi PPC-Arhirodon u zgjodh si më i favorshmi, duke qenë se ofruesi i plotësonte kushtet e shpallura në thirrjen publike dhe dokumentacionin e tenderit dhe ka dorëzuar ofertën më të favorshme.

Sipas Vendimit të miratuar, ofruesi i përzgjedhur është i detyruar që në afat prej 3 muajve të kyç Marrëveshje për investim të përbashkët dhe të themelojë një shoqëri aksionare me SHA EMV, në të cilën SHA EMV merr pjesë me 33% të kapitalit aksionar. Shpqëria e regjistruar është e detyruar në përputhje me dispozitat e Ligjit për ujërat, ndërsa para nënshkrimit të marrëveshjes për koncesion, të sigurojë lejen për shfrytëzimin e ujit.

Advertisement

Me këtë vendim mundësohet realizimi i njërit prej projekteve më të mëdha dhe më të rëndësishme energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vlera e parashikuar e investimit është rreth 1 miliard euro, që parashikon ndërtimin e një hidrocentrali reverzibil të Çebrenit, me një kapacitet të instaluar prej së paku 333 MW. HC Çebren është planifikuar të ketë funksionin e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe regjim të pompimit dhe kthimit të ujit, që nënkupton krijimin e një liqeni të ri artificial në Cërna Reka, i cili do të jetë më i madhi në vendin tonë.

Pas përfundimit të projektimit dhe sigurimit të dokumenteve të nevojshme, pritet të nisë ndërtimi i cili pritet të zgjasë 7 vjet.

Çebreni është i një rëndësie të jashtëzakonshme për tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, për shkak të mundësisë së balancimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Rëndësi të madhe do të ketë edhe për mbrojtjen nga përmbytjet, furnizimin me ujë, bujqësinë dhe të ngjashme, me një lartësi të digës prej 192 metra, duke e bërë atë ndër më të lartat në botë.

“Ideja dhe projektimi për projektin e madh të hidrocentralit Çebren nis me studimet e para të fizibilitetit në vitet 60-ta. Sipas Informacionit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ato kanë filluar që nga viti 1964, me faktin se në vitin 1986 janë kyçur marrëveshje për përgatitjen e dokumentacionit investiv-teknik për HC Çebren. Thirrja e fundit publike, para asaj aktuale, është publikuar në vitin 2016. Deri më tani në 20 vitet e fundit ka pasur 13 tendera të pasuksesshëm. Thirrja aktuale publike është përpjekja e katërmbëdhjetë për t’i dhënë koncesion Cërna Rekës”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Advertisement

The post Qeveria e RMV-së merr vendim për realizimin e hidrocentralit të Çebrenit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy