Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi ndarjen e mjeteve financiare për dy parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”, të cilat po ballafaqohen me probleme financiare vite me radhë.

Qëllimi i ndarjes së mjeteve ka të bëj me përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave të mbrojtura, ndërsa bazuar në kërkesat e dorëzuara nga të dy institucionet, Qeveria vendosi që me ribalancin e buxhetit për vitin 2025 të ndan 10 milion denarë për ndërmarrjen publike “Malin Sharr” dhe12.6 milion denarë për Ndërmarrjen publike “Pelister”, në formë subvencionesh kapitale për ndërmarrjet publike.

Këto fonde do të përdoren për mbështetje të obligimeve të papaguara ndaj të punësuarve dhe realizuesve të projekteve në këto dy parqe, sigurim të pajisjeve moderne për prognozë të përkohshme dhe monitorim të rreziqeve nga zjarret pyjore dhe përmbytjet si dhe implementimin e teknikave inovative për mbrojtjen dhe gatishmërinë e qytetarëve në kuadër të projektit PREVENT nga programi IPA 2.

Me këtë mbështetje financiare, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor synon të forcojë menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve nacionale, të nxisë zhvillimin e eko-turizmit dhe të përmirësojë mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe biodiversitetit në këto zona me rëndësi të veçantë kombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Parqet kombëtare kanë rëndësi të veçantë për shtetin, pasi ato zhvillojnë aktivitete për mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e ekoturizmit, ndërsa janë destinacionet më të rëndësishme turistike, ku realizohen projekte për përmirësimin e infrastrukturës, edukimin mjedisor dhe promovimin e trashëgimisë natyrore.