Qeveria e RMV-së miratoi propozim ligjin për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi tekstin e Projektligjit për Ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas këtyre ndryshimeve të propozuara, tatimi mbi vlerën e shtuar për shitjen dhe importin e energjisë elektrike për familjet të ulët nga 18 në 5 përqind për periudhën nga 1 korrik 2021 deri më 30 qershor 2022, ndërsa për periudhën nga 1 korrik 2022 deri më 30 qershor 2023 norma e TVSH-së për qarkullimin dhe importin e energjisë elektrike për familjet të jetë 10 përqind.

Për periudhën pas 1 korrikut 2023, niveli i taksës do të jetë përsëri 18%.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve në Ligjin për TVSH-në është të ndihmojë familjet me çmime më të ulëta të energjisë elektrike duke ulur kostot e tyre./Telegrafi/

Advertisement

Qeveria e RMV-së miratoi propozim ligjin për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy