Qeveri miratoi ndryshimet dhe plotësimet për propozim ligjin për lëndët e para minerale. Ligji kohë më parë ishte në procedurë parlamentare, por u tërhoq nga Ministria e Ekonomisë për ripërpunim, me çka janë bërë disa ndryshime dhe përmirësime që kryesisht janë për ruajtjen e mjedisit jetësor .

“Është me rëndësi të theksohet fakti që pikërisht këto përmirësime janë nën drejtim të ambientit jetësor dhe me përcaktimet e qeverisë për agjendën e gjelbër e cila ka të bëjë me mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ndryshimet për lëndët e para minerale rrisin edhe ingerencat e inspektoriateve dhe komunave.

“Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me rritjen e ingerencave edhe të inspektoriateve edhe të komunave në pjesën e shfuqizimit e kontratave të koncesioneve të cilët nuk punojnë në bazë të kontratës me të cilën e kanë marrë koncesionin qoftë për lëndët jometalike apo për lëndët metalike”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koncensionerët të cilët kanë dorëzuar elaborate dhe projektet në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë duhet me përpikëri t’i respektojnë rregullat, në të kundërt do t’u shfuqizohen kontratat./TV21/

The post Qeveria e RMV-së miraton propozim Ligjin për lëndët minerale appeared first on Telegrafi.