Qeveria e RMV-së miraton vendimin për përkrahje financiare të 745 artistëve të estradës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi njoftoi opinionin se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 83-të miratoi vendimin për dhënien e përkrahjes financiare prej 23 milionë denarë për gjithsej 745 artistë të estradës, respektivisht 30.750 denarë për person.

Ky vendim që është pjesë e pakos së gjashtë të masave anti-covid përfshin artistët e estradës të cilët aplikuan dhe i plotësuan kushtet e thirrjes publike të publikuar nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, të realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Kulturës.

Qeveria e RMV-së miraton vendimin për përkrahje financiare të 745 artistëve të estradës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy