Qeveria e RMV-së ndalon përdorimin e veturave zyrtare për nevoja personale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme të qeverisë, me iniciativën e zv. kryeministrit për Antikorrupsion, Ljupço NikolLovski, u mor vendim i ri që përcakton dhe rregullon përdorimin e automjeteve zyrtare në pronësi ose të përdorura nga shteti.

“Me dispozitat e reja, çdo përdorim i automjeteve zyrtare duhet të miratohet, justifikohet, me qëllim dhe racional dhe në përputhje me vizionin, misionin, qëllimet dhe fushën e punës së organit shtetëror në përputhje me kompetencat e tij.

Ne vazhdojmë të punojmë drejt zvogëlimit të përfitimeve të panevojshme për zyrtarët, siç kemi bërë më parë duke kufizuar shërbimet e hotelierisë, si dhe shpërblimin e anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike në të gjithë vendin”, tha Nikolovski.

Qeveria e RMV-së ndalon përdorimin e veturave zyrtare për nevoja personale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy