Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se ka dërguar sot në Kuvend ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjin për akciza.

Nga Qeveria thonë se këto amendamente duhet të miratohen me procedurë urgjente parlamentare për të siguruar uljen e çmimeve më të larta me pakicë të benzinës dhe derivateve të tjera të naftës.

“Këto ligje i referohen disa masave si masa për uljen e normës preferenciale të TVSH-së për produktet ushqimore bazë njerëzore nga 5% në 0%. Produktet bazë për të cilat do të zbatohet kjo masë janë buka, sheqer, mielli – lloji 400, vaj i lulediellit për ushqim; qumështi, mish i freskët, oriz dhe vezë.

Përfshihen edhe masat për uljen e normës së TVSH-së nga 18% në 10% për shitjet e energjisë dhe për përjashtimin nga pagimi i TVSH-së për importet e energjisë, si dhe masa për uljen e taksës së akcizës në përputhje me çmimet e bursës. Këto ligje do të lehtësojnë goditjen e çmimeve të shkaktuar nga çmimet e larta të aksioneve të naftës dhe karburanteve”, thonë nga Qeveria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga seanca e Qeverisë, në të cilën u përcaktuan këto ndryshime, u dërgua apel deputetëve që t’i miratojnë menjëherë, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i shpejtë i masave të miratuara dje për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive./Telegrafi/

Qeveria e RMV-së: Ndryshimet në ligjet për TVSH-në dhe akcizën janë dërguar në Kuvend shkruan Telegrafi.