Qeveria në seancën e sotme vendosi formimin e Këshillit për menaxhimin me financat publike, si trup më i lartë koordinativ në Qeveri për ndjekjen e zbatimit të reformave në kuadër të Programit 2024 – 2027.

Këshilli, siç njoftojnë nga Qeveria do të ketë kryetar dhe 9 anëtarë. Në krye të Këshillit do të jetë ministri i Financave, ndërsa anëtarë do të jenë ministri për çështje evropiane, për energjetikë, ministri i Administratës, transformimit digjital, si dhe drejtorët e Doganës, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Byrosë për Furnizime Publike, e të tjerë.

Detyrë e Këshillit do të jetë ndërmarrja e aktiviteteve gjatë realizimit të reformave të Programit, të shqyrtojë dhe miratojë propozim planin aksionar vjetor, para miratimit nga ana e Qeverisë, të ndjekë zbatimin e kështu me radhë.

The post Qeveria e RMV-së në seancën e sotme vendosi formimin e Këshillit për menaxhimin me financat publike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";