Qeveria e RMV-së: Nuk ka automjete për ish-kryeministrat, veprojmë sipas ligjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj informacioneve të publikuara në disa media, në lidhje me të drejtat që i kanë ish-kryeministrat e vendit.

Nga Qeveria thonë se nuk kanë të drejtë, as nuk ekziston mundësi e tillë ligjore apo detyrim, që t’i dhurojë automjet cilitdo ish-kryeministër apo tjetër funksionari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria theksojnë se po veprojnë ekskluzivisht sipas detyrimeve që dalin nga Ligji i Qeverisë. Përkatësisht, me ndryshimet e realizuara në vitin 2016, Qeveria është e detyruar që të sigurojë përdorimin e automjetit, shoferit, si dhe mbrojtjen e sigurisë së ish-kryetarit të Qeverisë, për të njëjtën periudhë sa i ka zgjatur mandati.

“Lidhur me informacionet në media për të drejtat e ish-kryeministrave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton opinionin se vepron ekskluzivisht sipas detyrimeve që dalin nga Ligji i Qeverisë. Përkatësisht, me ndryshimet e realizuara në vitin 2016, Qeveria është e detyruar që të sigurojë përdorimin e automjetit, shoferit, si dhe mbrojtjen e sigurisë së ish-kryetarit të Qeverisë, për të njëjtën periudhë sa i ka zgjatur mandati”.

Advertisement

“Qeveria nuk ka të drejtë, as nuk ekziston mundësi e tillë ligjore apo detyrim, që t’i dhurojë automjet cilitdo ish-kryeministër apo tjetër funksionar”, thuhet në kumtesën e Qeverisë./Telegrafi/

Qeveria e RMV-së: Nuk ka automjete për ish-kryeministrat, veprojmë sipas ligjeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy