Qeveria e RMV-së për tre vjet ka harxhuar 5 milionë euro për vetura me lizing

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka konfirmuar disa dobësi gjatë zbatimit të procedurës për furnizime publike të automjeteve përmes furnizimit sipas rrugës së lizingut operativ në institucionet publike.

Anëtari i KSHPK-së Shemsi Sallai në seancën e sotme të 70-të të KSHPK-së duke folur për lëndën për furnizime të numrit të madh të automjeteve nga ana e Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë të RMV-së në vitin 2021, theksoi se janë të dukshme lëshimet në procesin e planifikimit të zbatimit të këtij opsionit, para se gjithash mungesa e analizës së gjerë të aspekteve të justifikimit të ekonomik.

Për këto arsye KSHPK-ja vendosi që materialet nga analizat e kryera t’i dorëzojë deri te zëvendëskryeministri kompetent për Politika të Qeverisjes së Mirë, me qëllim të rregullohen dhe largohen dobësitë e konfirmuara sipas analizës.

“Efekti potencial në këtë lloj mungese është akoma më i madh nëse merret parasysh madhësia e zbatimit të lizingut operativ nga ana e institucioneve – në bazë të dhënave publike të qasshme, KSHPK konfirmon praktikë të shpërndarë gjerësisht në dakordimin e marrëveshjes për furnizim me automjete përmes lizingut operativ nga ana e organeve të tjera shtetërore, institucioneve publike dhe njësit e vetëqeverisjes lokale”, tha Sallai.

Advertisement

Sipas të dhënave të publikuara në sistemin elektronik për furnizime publike përfshirë me marsin e vitit 2022, në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2021, siç theksoi Sallai, ka qenë të dakorduara marrëveshje në vlerë të përgjithshme më së paku 307.750.153 denarë (5.004.068 euro). Marrëveshjet janë dakorduar me operator të ndryshëm, me çka pjesëmarrja e SHPK “Porshe Lizing” – Shkup është më e madhe – me 89 për qind nga vlera e përgjithshme të marrëveshjeve të dakorduara në periudhën e treguar.

Njëkohësisht, duke iu referuar për lëndën e krijuar sipas nismës vetanake anëtari i KSHPK-së, Sallai, tregoi se nga informatat e marra nuk del se janë kryer shkelje të dispozitave ligjore gjatë zbatimi të procedurës për furnizime publike të automjeteve përmes rrugës së lizingut operativ, as gjatë aktiviteteve që kanë pasur pas zbatimit të praktikës së njëjtë.

Gjatë veprimit sipas lëndës nga KSHPK treguan se kanë marrë njohuri se kjo praktikë e shfrytëzimit të automjeteve nga ana e Shërbimit për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme sipas rrugës së lizingut operativ ekziston që nga viti 2012.

Kryetarja e KSHPK-së Billjana Ivanovska, në këtë seancë ndër të tjerash njoftoi se nesër fillon të zbatohet Ligji për lobim, me çka regjistrimi si lobistë apo organizatë lotuese kryhet përmes dorëzimit të kërkesës në KSHPK, e cila vlerëson nëse janë plotësuar kushtet ligjore për regjistrim.

Advertisement

Qeveria e RMV-së për tre vjet ka harxhuar 5 milionë euro për vetura me lizing shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy