Qeveria e RMV-së sot do të konfirmojë vendimet e reja të Komisionit për Sëmundjet Infektive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë mëngjes, Qeveria do të mbajë seancën e saj të rregullt të 74-të, në të cilën pritet të konfirmojë vendimet e djeshme të Komisionit për Sëmundjet Infektive të paraqitura deri te Shtabi i Krizës për lehtësimin e mëtejshëm të masave kufizuese.

Dje, komisioni propozoi që nga 1 qershori, maskat nuk duhet të jenë të detyrueshme në hapësira të hapura, ndërsa të hiqet ndalesa për grupime në natyrë.

Nga 1 qershori, do të lejohet organizimi i dasmave dhe festave në hapësira të hapura me muzikë, me maksimum prej 50 përqind të shfrytëzimit të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 100 të ftuar. Numri maksimal i mysafirëve të lejuar në një tryezë duhet të jetë 6.

Ndeshjet sportive në hapësira të hapura do të mund të luhen me publik me 30 përqind të kapacitetit të tyre.

Advertisement

Vendi është në rënie të vazhdueshme të numrit të rasteve aktive me coronavirus. Shohim rënie prej 45.3 përqind në rastet e reja dhe një rënie prej 43.1 përqind të vdekjeve, krahasuar me javën e kaluar. Spitalet aktualisht trajtojnë 226 pacientë dhe ka 480 shtretër të lirë.

Qeveria e RMV-së sot do të konfirmojë vendimet e reja të Komisionit për Sëmundjet Infektive shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy