Qeveria ka vendosur që të themelohet Konvikti Shtetëror Studentor i Tetovës.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për themelimin e konviktit studentor në Tetovë.

Lajmi është konfirmuar nga zv. kryeministri Artan Grubi, ndërsa ky konvikt do të akomodojë 300 studentë.

“Tetova, vatra e dijes studentore do të bëhet me Konvikt Shtetëror Studentor. Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendim për themelimin e këtij institucioni me kapacitet akomodues prej 300 shtretër.

Me këtë synojmë të lehtësojmë jetën studentore të të rinjve duke reduktuar shpenzimet dhe duke ofruar cilësi hapësinore sipas të gjitha standardeve bashkëkohore”, njoftoi Grubi.

Advertisement

Qeveria ka vendosur që të themelohet Konvikti Shtetëror Studentor i Tetovës. shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy