Qeveria miraton krijimin e Këshillit për Monitorimin e Reformave në Drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në seancën e sotme ka vendosur për themelimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028). Këshilli synon të sigurojë vazhdimësinë e monitorimit të reformave në sistemin gjyqësor, në përputhje me Strategjinë e miratuar më 26.12.2023, së bashku me Planin e Veprimit të saj për periudhën 2024-2028.

Ministri i Drejtësisë do të udhëheqë Këshillin, ndërsa anëtarët e tjerë përfshijnë përfaqësuesit e rëndësishëm të qeverisë, sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Këshilli do të kujdeset për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të parapara në Planin e Veprimit, duke u përqendruar në prioritetet, afatet kohore dhe vlerësimin e rezultateve.

Në seancat e Këshillit, përveç anëtarëve të përhershëm, do të marrin pjesë edhe ministrat e tjerë, zëvendësministrat, zyrtarë të administratës publike, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe përfaqësuesit e shërbimeve gjyqësore dhe prokuroriale, sipas nevojës.

Themelimi i këtij Këshilli tregon një angazhim të qeverisë për avancimin e reformave në drejtësi dhe për të siguruar që strategjitë e miratuara të ndjekin rrugën drejt zbatimit të tyre efektiv në praktikë. /Telergafi/

Advertisement

Qeveria miraton krijimin e Këshillit për Monitorimin e Reformave në Drejtësi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy