minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për urbanistikën, ndalon konvertimin e tokës bujqësore për ndërtim - Struga.info


Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për urbanistikën, ndalon konvertimin e tokës bujqësore për ndërtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme, Qeveria ka aprovuar tekstualisht projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për urbanistikën. Ndryshimet, propozuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, shënojnë një moment të rëndësishëm pas 30 vitesh, duke rregulluar konvertimin e tokës bujqësore.

Nënvizohet se ndryshimet e reja janë thelbësore për sistemin urbanistik, pasi për herë të parë ndalon konvertimin e tokës bujqësore të klasës kadastrale 1 dhe 2 për ndërtimin e objekteve. Po ashtu, rregullohet më saktë konvertimi i tokës bujqësore të klasës kadastrale 3 dhe 4 për qëllime ndërtimi.

Kjo zhvillim i rëndësishëm ka për qëllim mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore, duke siguruar një politikë të qartë dhe efektive në fushën e urbanistikës. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit është përpjekur të arrije një konsensus në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave për të përmirësuar ligjin aktual dhe për të adresuar sfidat e konvertimit të tokës bujqësore në periudhën e ardhshme. /Telegrafi/

The post Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për urbanistikën, ndalon konvertimin e tokës bujqësore për ndërtim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy