Qeveria serbe miratoi eksportin e grurit dhe misrit për në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Serbisë sot miratoi një konkluzion me të cilin miratohet eksporti i grurit dhe misrit në Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi konkluzion me të cilin miratohet eksporti i grurit tregtar dhe misrit tregtar për personat juridikë që eksportojnë këto produkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të marrëveshjeve të lidhura para hyrjes në fuqi të Vendimit për ndalesë të përkohshme për eksportin e produkteve bazë ushqimore bujqësore, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Serbisë pas seancës së sotme.

Ky konkluzion mundëson realizimin e aranzhimeve afariste tashmë të dakorduara ndërmjet kompanive nga Republika e Serbisë dhe rajoni.

Në kumtesë shtohet se “kjo nuk do të prishë funksionimin e sektorit vendas agro-ushqimor, as do të rrezikojë sigurinë ushqimore të popullsisë dhe do të kontribuojë në ndërtimin e besimit dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira tregtare në rajon”.

Advertisement

Ndër vendimet tjera, Qeveria e Serbisë në seancën e sotme miratoi Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, i cili do të jetë në fuqi deri më 30 prill 2022.

Qeveria serbe miratoi eksportin e grurit dhe misrit për në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy