Qeveria shkarkon Vllado Buçkovsin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në seancën e sotme ka shkarkuar ish-kryeministrin Vllado Buçkovski nga posti i Përfaqësuesit Special për Republikën e Bullgarisë, thonë burimet qeveritare për “Fokus”.

Sipas tyre, një pikë e tillë ka kaluar në rendin e ditës për çështjet e kuadrit, pa bërë të ditur arsyet e shkarkimit.

Qeveria e Zoran Zaev në fund të vitit 2020 emëroi Buçkovskin si përfaqësues special për Bullgarinë në një kohë kur u ngrit një mosmarrëveshje mes dy vendeve.

Në fund të vitit të kaluar 2021, qeveria i zgjati mandatin e saj si lehtësues i dialogut midis Shkupit dhe Sofjes.

Advertisement

Megjithatë, ai u shkarkua përpara zgjedhjes së një qeverie të re të udhëhequr nga kreu i LSDM-së dhe kryeministri i emëruar Dimitar Kovaçevski./Telegrafi/

Qeveria shkarkon Vllado Buçkovsin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy