Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka hedhur poshtë si të pavërteta pretendimet e Antonio Milloshoskit të OBRM-PDUKM gjoja “kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski kanë ndarë pasaporta të Maqedonisë për terroristët e ISIS-it”.

“Kjo është gënjeshtër brutale e cila ka për qëllim të manipulojë publikun, të pengojë rastin, të pastrohet deri në fund dhe të dëmtojë imazhin e institucioneve të cilët të përkushtuar dhe me sukses përballen me çdo lloj të krimit”, thonë mes të tjerash nga Qeveria, përcjell TV21.

Ky reagim i Qeverisë, vjen pasi Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM-ja tha se, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski kanë dhënë pasaportë edhe për pjesëtarë të ISIS-it.

Qeveria: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";