Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme tematike të 33-të, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për fillimin e programimit të Programit të Veprimit për vitin 2023 në kuadër të IPA 3, nga e cila pritet të përcaktohen prioritetet për financimin e programeve dhe projekteve qeveritare të këtij instrumenti për ndihmë paraaderuese të Bashkimit Evropian, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“IPA 3 Marrëveshja Kornizë për Partneritet Financiar (FFP) e cila i rregullon marrëdhëniet dhe i përcakton rregullat dhe parimet për zbatimin e IPA 3 është në fazë të konsultimeve ndërministrore dhe pritet të miratohet dhe ratifikohet më së voni deri në shtator të vitit 2022.

Sipas strukturës, IPA 3 është e ndarë në pesë dritare dhe atë : Sundimi i së drejtës, të drejtat themelore dhe demokracia, Qeverisje e mirë, harmonizimi i legjislacionit, marrëdhëniet për fqinjësi të mirë dhe komunikimi strategjik; Agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse; Bashkëpunimi territorial dhe ndërkufitar, ku janë përcaktuar prioritete të shumta tematike”, njoftojnë nga Qeveria./Telegrafi/

The post Qevria e RMV-së miraton Informacionin për fillimin e programimit të Programit të Veprimit për vitin 2023 në kuadër të IPA 3 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";