QMK: Janë regjistruar tre zjarre në ambiente të hapura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 14:30 janë regjistruar tre zjarre në ambiente të hapura, njëra prej të cilave është shuar.

“Zjarr aktiv ka në afërsi të Shupli Kamenit në Kumanovë, ku digjet bar i thatë pranë shtëpive të pushimit, ndërsa në terren janë zjarrfikësit nga Kumanova.

Një zjarr aktiv ka edhe në komunën e Krushevës afër fshatit Jakrenovë. Digjet bari i thatë. Në vendin e zjarrit ndodhet ekipi i njësisë rajonale të NP Pyjet Kombëtare Lipa – Krushevë.

Është shuar zjarri mbi fshatin Radanje në rrugën Shtip-Pllaçkovicë”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Advertisement

Nga atje u bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të madh gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësirë ​​të hapur apo në pyll, sepse një zjarr shumë i vogël mund të shndërrohet në zjarr të madh./Telegrafi/

QMK: Janë regjistruar tre zjarre në ambiente të hapura shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy