QMK: Kanë shpërthyer tre zjarre në komunat e Butelit, Karposhit dhe Srajit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre zjarre në ambiente të jashtme. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e vegjetacionit të ulët të djegur në rajonin e Shkupit, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Zjarre ka pasur në lagjen “Vizbeg” në komunën e Butelit, në “Zlokuçan” në Karposh dhe në afërsi të rreth rrotullimit Shkup-Tetovë në Saraj.

Në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK janë regjistruar gjithsej 1.926 thirrje gjatë 24 orëve të fundit.

“Prej tyre, “reale” – 59,92 për qind, dhe 40,08 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk ishin urgjente. 62,38 për qind e thirrjeve faktike janë bërë në polici, 31,35 për qind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe 3,30 për qind në Zjarrfikës”, thonë nga QMK./Telegrafi/

Advertisement

The post QMK: Kanë shpërthyer tre zjarre në komunat e Butelit, Karposhit dhe Srajit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy