QMK: Në Maqedonia ka pesë zjarre aktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesë zjarre janë aktive në vend, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim të Krizave.

Në komunën e Dollnenit ka tre zjarre: afër fshatit Zrze me një degë në fshatin Rilevë dhe një degë në fshatin Slivje dhe afër fshatit Koshino dhe Kostinci.

Zjarr ka edhe në fshatin Beljakovcë të Komunës së Kumanovës dhe në fshatin Gjonovicë të Poshtme të Komunës së Gostivarit.

Nga QKM-ja njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 49 zjarre dhe 44 prej tyre janë shuar./Telegrafi/

Advertisement

QMK: Në Maqedonia ka pesë zjarre aktive shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy