QMK: Regjistrohen 16 zjarre në Maqedoni, gjashtë janë ende aktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 zjarre në hapësira të jashtme, gjashtë prej të cilave janë ende të regjistruara si aktive, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Qendrat rajonale të menaxhimit të krizave të Ohrit dhe Tetovës kanë regjistruar nga dy zjarre, ndërsa qendrat rajonale të menaxhimit të krizave në Shtip dhe Kumanovë kanë regjistruar nga një zjarr.

“Për shkak të fillimit të natës, si dhe për shkak të lokalizimit gjatë shuarjes, terrenit të paarritshëm dhe pa rrezik për njerëzit, në fund të ditës së djeshme forcat që ishin angazhuar për shuarjen e zjarre e të tilla janë tërhequr nga terreni, ndërsa nga mëngjesi i sotëm do të ndërhyjnë përsëri aty ku munden”, njofton QKM.

QKM apelon që të mos digjet bimësia dhe të mos hidhen mbeturina në to./Telegrafi/

Advertisement

QMK: Regjistrohen 16 zjarre në Maqedoni, gjashtë janë ende aktive shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy