QMK: Zjarr në Galiçnicë, ka rrezik të përfshihet edhe zona mbrojtur e pyllit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarri që u aktivizua në territorin e Shqipërisë në malin Galiçnicë, me ndihmën e ajrit ka përfshirë edhe pjesën në territorin e Maqedonisë.

Ekipet e Parkut Nacional “Galiçnicë” dhe policia kufitare momentalisht janë në terren për shkak se ka rrezik të përhapjes së zjarrit dhe mund të përfshihet edhe zona e mbrojtur e Parkut Nacional “Galiçnicë”.

“Për momentin digjet kullosë e thatë, ndërsa në terren nuk mund të shkohet dhe të ndërhyhet. Do të ndiqet gjendja gjatë ditës së sotme nga ana e ekipit të Parkut Nacional “Galiçnicë dhe nga policia kufitare”, theksojnë nga QMK.

Ata shtojnë se gjatë ditës së djeshme dhe sot në Maqedoni janë shfaqur disa zjarre dhe menjëherë kanë reaguar institucionet në shtyrjen e zjarreve./Telegrafi/

Advertisement

The post QMK: Zjarr në Galiçnicë, ka rrezik të përfshihet edhe zona mbrojtur e pyllit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy