Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore vitin 2023 e përmbylli me organizimin e ngjarjes tradicionale të saj TOP-100 për të trembëdhjetën herë radhazi, duke e kremtuar së bashku suksesin e kompanive në vend, si dhe kontributin e tyre për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari i Odës Mendi Qyra, renditi problematikat me të cilat janë përballur kompanitë viteve të fundit, si pandemia me Covid19, kriza energjetike dhe largimin e fuqisë punëtore dhe emigrimin në masë nga vendi. E për këtë të fundit Qyra theksoi se kanë hartuar një propozim plan afatgjatë për të ruajtur perspektivën socio-ekonomike.

“Fatkeqësisht ky fenomen do të na përcjell edhe në vitin 2024 e tutje, prandaj ne si OEMVP kemi hartuar një plan afatgjatë 10 vjeçar, që do të ndihmojë vendin dhe shoqërinë tonë ta ruaj perspektivën e vet socio-ekonomike, duke luftuar këtë dukuri negative që po zbraz vendin dhe që rrezikon edhe shkatërrimin e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe shumë fusha tjera.

Pa dyshim se zgjidhja e këtij problemi kërkon angazhim maksimal të të gjithë faktorëve relevantë në vendin tonë, për të arritur rezultatin e kërkuar”, deklaroi Mendi Qyra, kryetar i OEMVP-së

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Qyra: Edhe në 2024-tën punëtorët do të ikin shkruan Telegrafi.