Qytetarët nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina duhet të kenë test PCR negativ kur të futen në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive sipas të cilës qytetarët që vijnë nga Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Herecegovina duhet të kenë test negativë që të hynë në Maqedoni.

“Në seancën e saj të 75-të të ditës së sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshim në vendimin për masat për parandalimin e futjes dhe përhapjes së coronavirusit COVID-19, me të cilin qytetarët e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës pas hyrjes në vendkalimin kufitar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do t’ju kërkohet të paraqesin vërtetim mjekësor me rezultat negativ të testit RT PCR SARS-CoV-2, të bërë 72 orë para se të hyni në territorin e vendit tonë dhe të plotësojnë një deklaratë me të dhëna personale për vendbanimin dhe periudhën e qëndrimit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë./Telegrafi/

Qytetarët nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina duhet të kenë test PCR negativ kur të futen në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy