minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup - Struga.info


Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një numër i madh qytetarësh në rrjetet sociale bëjnë thirrje për organizimin e një proteste sot në orën 13:00 në vendin ku u përplas për vdekje studentja 22-vjeçare Frosina Kulakova.

Thirrjet për protestë po ndahen me një mesazh për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për përgjegjësinë në trafik, si dhe për përgjegjësinë ndaj autorit. Ata kërkojnë që autoritetet të hapin sytë.

Në të njëjtën kohë, ata janë të zemëruar me gjyqtarin që i hoqi paraburgimin shoferit 20-vjeçar Vasil Jovanov, kur e dënoi për posedim droge.

Dy partitë më të mëdha maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM gjithashtu kanë kërkuar dënim maksimal për autorin i cili shkaktoi këtë aksident tragjik./Telegrafi/

Advertisement

The post Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy