Nuk ka ndryshime për të hyrë në Serbi, ndërsa qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa test PCR.

PCR test negativ për hyrjen në Serbi nuk nevojiten për qytetarët e mini shengenit – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, plus Hungaria dhe Bullgaria.

“Kjo sepse ka një numër të madh të qytetarëve që qarkullojnë përtej kufirit në mënyrë që të bëjnë më të lehtë biznesin dhe jetën e tyre”, tha Kryeministrja Ana Brnabiq.

Ajo theksoi se qytetarët e këtyre vendeve nuk i nënshtrohen masës së izolimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot Kryeministrja Brnabiq ka demantuar raportet e mediave se qytetarët serbë që planifikojnë të udhëtojnë jashtë gjatë festave të Pashkëve duhet të kenë parasysh se kur të kthehen i presin rregulla të reja./Telegrafi/

Qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa test PCR për në Serbi shkruan Telegrafi.