Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se qytetarët që pranuan vaksinën “AstraZeneca” në Serbi do të mund të rivaksinohen në Maqedoninë e Veriut kur do të arrijnë dozat tjera nga Kovaks mehanzimi.

Ai tha se këto vaksina pritet të arrijnë në fund të muajit prill, megjithatë sa i përket vaksinimit, qytetarët më të rinj duhet të presin qëndrimin zyrtar të të Agjencisë Evropiane për Barna.

Ndryshe, sot pritet qëndrimi zyrtar i BE-së rreth vaksinë AstraZeneca për moshën më të re.

Në Maqedoni pas rekomandimeve që i ndryshuan Gjermani dhe Kanada, vaksina “AstraZeneca”, nuk aplikohet te personat e moshës më të re se 60 vjet. Filipçe tha se nëse komisioni rekomandon të mos vaksinohen personat më të rinj se 60 vjet, qytetarët që u vaksinuan në Serbi me atë vaksinë do të mund të vaksinohen me një vaksinë tjetër nga një prrodhues tjetër./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët e Maqedonisë që pranuan vaksinën “AstraZeneca” në Serbi do të rivaksinohen kur do të arrijnë dozat e reja shkruan Telegrafi.