Filipçe thotë se vaksina AstraZeneca është e sigurt për qytetarët e moshuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Vaksina AstraZeneca është e sigurt për personat e moshuar me të cilët sot e nisëm vaksinimin, në pjesën më të madhe të qyteteve, ndërsa të premten do të fillojë edhe në qytetet më të vogla, përkatësisht në gjithë territorin e vendit”. Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se sipas të dhënave që arritën dje nga Gjermania dhe Kanadaja, rekomandimet janë se kjo vaksinë duhet të përdoret te popullata më e vjetër.

“Edhe pse numri i personave që kanë pasur efekte të padëshiruara është shumë i vogël, përkatësisht 1 në 125 mijë dhe 1 në 1 milion, megjithatë ne dëshirojmë të jemi të sigurt dhe nuk do të nisim vaksinimin me personat më të rinj se 60 vjet me këtë vaksinë”, tha Filipçe.

Ndryshe, vaksinimi filloi me 24 mijë vaksinat e marra përmes mekanizmit Kovaks, ndërsa gjatë muajit prill pritet të arrijnë edhe 76 mijë vaksina të AstraZeneca./Telegrafi/

Advertisement

Filipçe thotë se vaksina AstraZeneca është e sigurt për qytetarët e moshuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy