Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë mbi 10 miliardë denarë për produktet vendore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë më shumë para për produktet e huaja sesa për ato vendore. Nga korriku i vitit të kaluar, deri në mesin e këtij muaji, 10.8 miliardë denarë janë shpenzuar për produktet vendore dhe 19.7 miliardë denarë për produktet e importuara.

Ky është qarkullimi i regjistruar përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, pra në llogaritë e skanuara të qytetarëve në periudhën nga korriku i vitit të kaluar deri në mesin e këtij muaji.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike në muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor, qarkullimi nga produktet vendore ishte rreth 700 milionë, ndërsa nga dhjetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, janë shpenzuar mbi një miliard denarë.

Për produktet e huaja në atë periudhë më shumë u shpenzuan në muajt korrik, tetor, shkurt dhe mars, si dhe në qershor. Në muaj të caktuar, ata shpenzuan mbi gjashtë miliardë denarë për të blerë produkte të importuara.

Advertisement

Përmes masës TVSH-ja Ime, e cila filloi në muajin korrik të vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, qytetarëve iu është rikthyer TVSH-ja prej 10.7 milionë eurove. Qytetarët morën 15 për qind të TVSH-së së llogaritur në produktet që blenë, ndërsa së fundmi qeveria bëri ndryshime për kthimin e TVSH-së në produktet maqedonase prej 20 për qind dhe për importimin e produkteve me 10 për qind.

Qëllimi është të inkurajojmë blerjen e produkteve vendase, si dhe të stimulojmë konsumin dhe kështu të ndihmojmë ekonominë e vendit dhe të mbrojmë vendet e punës, është vendosur edhe kartela pagesore vendore.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë mbi 10 miliardë denarë për produktet vendore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy